Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungon prej ditësh në stërvitje, një mbrojtës drejt largimit nga Teuta

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon prej ditësh në stërvitje, një mbrojtës drejt
David Gjinollari

Teuta prej ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Durrsakët me në krye Edi Martinin vazhdojnë intensivisht stërvitjet në mënyrë që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur pas pushimeve.

Aktualisht nga “Djemtë e Detit” ka vetëm largime, me drejtuesit që ende nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë afrim. I radhës që mund të quhet i larguar nga rradhët e durrsakëve mund të jetë David Gjinollari.

Mbrojtësi prej ditësh mungon në stërvitje dhe kjo ka ngritur dyshimet për një largim të mundshëm të tij. 25-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Teutën dhe siç duket mes palëve deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes tyre në javën e ardhshme, e cila do të jetë vendimtare për palët. Kujtojmë se lojtari kryeqytetas prej dy vitesh është pjesë e durrsakëve, ku ka luajtur në total 4430 minuta, ku i aka dalë të shënojë 1 gola dhe të asistojë në një tjetër rast.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga