Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mungon ndryshimi që pritej, Partizani nuk “ndez” me Orges Shehin

Shkruar nga NEWSPORT
Mungon ndryshimi që pritej, Partizani nuk “ndez” me Orges
Orges Shehi

Partizani afroi Orges Shehin në fundin e vitit të kaluar, pasi nisi faza e pushimit të Superiores. Trajneri durrsak erdhi për të ndryshuar kampionët në fuqi, që e mbyllën vitin me disa rezultate negative.

Ndryshimi që pritej nuk ka ardhur. Kështu pas 12 ndeshjesh në Superiore me Orges Shehin, Partizani numëron 4 fitore dhe po aq humbje e barazime.

Në rast se ndërtohet një renditje e Superiores vetëm nga java 19 deri 30, “Demat” pozicionohen në vendin e 6. Për më tepër, Partizani është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë që ishte objektiv për këtë sezon.

Ndeshja e radhës luhet këtë të diel, në Rrogozhinë përballë Egnatias. Takimi nis në orën 15:00 dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm për të provuar vendin e dytë para “Final 4”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga