
Dinamo
Dinamo do të vazhdojë të ketë mungesa të rëndësishme edhe në duelin me Skënderbeun. Dinamovitët në derbi nuk patën të gatshëm 4 futbollistë, të cilët munguan për shkaqe dëmtimi.
Por tashmë lajm i mirë është rikthimi i 2 prej tyre, ndërsa 2 të tjerët do të vazhdojë të mungojnë edhe ndaj korçarëve. Me shumë gjasa Ilir Daja do të mund të llogarisë shërbimet e Ardit Tolit dhe Karambas.
Të 2 futbollistët kanë hedhur prapa krahëve shqetësimet fizike dhe në fundjavë do të jetë gati për të zbritur në fushë. Ndërkohë do të vazhdojnë të mungojnë Bruno Dita dhe Edmir Sali.l I pari ndodhet në Serbi për rikuperimin dhe nuk dihet ende se kur do të mund të jetë gati.