
Dinamo
Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” skuaadrën e Partizanit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 31-të të Superiores. Një derbi i cili premton të jetë spektakël, mes 2 ekipeve që kanë detyrim vetëm fitoren.
Për dinamovitët nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi kanë mungesa të rëndësishme. Në këtë përbaljae Ilir Daja ka bërë llogaritë pa Itodo Peter Mandelan, Dejvi Bregun dhe Rustem Hoxhën, të cilët janë të dëmtuar dhe nuk mund të kontribuojnë ndaj të kuqve.
Kujtojmë se aktualisht Dinamo ndodhet më lart “Demave” në klasifikim. Skuadra e Dajës ka grumbulluar 51 pikë në vendin e 2-të, ndërsa Partizani ka grumbulluar 44 pikë.
Poll