Në mbrëmjen do të luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit, i cili është i pari për këtë sezon mes skuadrave. Në orën 19:30 ekipet do të zbresin në fushë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 9-të të kampionatit.
Të dyja skuadrat do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë përballë rivalit të kryeqytetit. Ndërkohë për Ilir Dajën dhe Oltijon Kërnajën nuk ka qenë aspak e lehtë për të përgatitur këtë takim.
Kjo pasi të dy trajnerët do të kenë mungesa të rëndësishme për ditën e sotme. Te Dinamo do të mungojë Naser Aliji, ndërsa te Partizani mungojnë Gudjufi, Bintsouka dhe Sembene, por gjithsesi të dy timonierët kanë në “kokë” titullarët.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Teqja, Maliqi, Teikseira, Dita, Lorran, Qardaku, Gudiabi, Vila, Bregu, Guindo, Nani. Trajner: Ilir Daja.
Partizani: Qirko, Marku, Preka, Bytyçi, Atanaskovski, Ismaili, Hjumen, Doumbia, Garcia, Skuka, Isgandarli. Trajner: Oltijon Kërnaja.
