
Laçi është rikthyer të jetë një “kockë” e fortë në kampionat. Francesco Moriero i ka rikthyer kurbinasit në shinat e duhura dhe nga vendi i fundit që ishte me Armando Cungu, tashmë e ka çuar në vendin e 7-të.
Pozicion jashtë zonës së ftohtë, teksa kanë 2 pikë më shumë se Tirana e vendit të 8-të në klasifikim. Një nga repartet që është përmirësuar ndjeshëm me Morieron është reparti i mbrojtjes.
Prapavija tregohet mjaft e kujdesshme dhe është bërë një “mur” para portierit. Nëse shikojmë statistikat vëmë re se pas 19 javësh kanë pësuar 17 gola. Po kaq gola kanë shënuar gjatë këtyre javëve, duke patur një golavarazh 0.
Kjo bën që të jetë skuara e 3-të në Superiore me mbrojtjen më të mirë. Numër të njëjtë golash ka pësuar edhe Egnatia, ndërsa mbrojtjen me të mirë e ka Partizani me 15.