Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mjekët thonë fjalën e tyre dhe i japin lajmin e keq Gegës, titullari i Partizanit mbyll sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Mjekët thonë fjalën e tyre dhe i japin lajmin e keq Gegës,
Agim Zeka

Vizitat mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin e Agim Zekës. Futbollisti u dëmtua ndaj Egnatias, duke lënë pas çerek ore fushën e lojës.

Tashmë ka rezultatuar se lojtari ka tërheqje muskulore, gjë e cila do minimalisht 1 muaj kohë për t’u rikuperuar. Kjo do të thotë që Zeka ka mbyllur sezonin dhe nuk mund të kontribuojë për “Demat” për 2 ndeshjet e fundit të Superiores.

Një lajm i keq për Skënder Gegën, i cili duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij. Tashmë trajnerit tropojanë do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit për ndeshjet e mbetura. Kujtojmë se në ndeshjet e radhës do të sfidojë Bylisin në “Adush Muça” ditën e shtunë në orën 15:00. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga