Mirel Josa do të jetë trajner i Prishtinës për sezonin e ardhshëm. Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, pasi të njoftohet mbyllja e bashkëpunimit me Egbon.
Kjo lëvizje mund të prodhojë një skenar të çmendur në vazhdim. Tirana është aktualisht pa trajner dhe qëndron në kërkim të figurës së duhur.
Egbo zotëron profilin e trajnerit që tifozët bardheblu do e prisnin krahëhapur. Kjo pasi nigeriani ishte pikërisht timonieri që nxorri Tiranën kampion në vitin 2020, kur titulli mungonte prej vitesh.
Një skenar i “çmendur” ky, që trazon jo pak ujërat. Kujtojmë se Tirana aktualisht është në tranzicion dhe lëvizja e fundit është emërimi i Agim Ibraimit si drejtor sportiv.
Poll