Partizani do të luajë të mërkurën takimin e fundit miqësor në Pogradec para Conference League. Kundërshtar është Shkëndija e Tetovës, me ndeshjen që merr jetë në orën 17:30.
Ky takim me shumë gjasa do të vijë drejtpërdrejt dhe falas nga klubi i Shkëndijës në YouTube. Kjo pasi klubi tetovar i ka transmetuar miqësoret e mëparshme që ka luajtur, ku ndër të tjera kujtojmë atë që u fitua 1-0 me Tiranën.
Partizani në anën tjetër nuk i ka transmetuar 2 ndeshjet e para miqësore. Të kuqtë humbën 0-1 me Strugën, ndërsa barazuan ndaj Llapit.
Ndeshja e parë europiane i gjen nënkampionët më 11 korrik kundër Marsaxlokk. Sfida e parë zhvillohet në Maltë dhe ajo e kthimit te “Air Albania”.
Poll