Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Miqësorja e dytë për Tiranën, trajneri Shkëmbi përgatit 11-shen që pritet të jetë titullare këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e dytë për Tiranën, trajneri Shkëmbi
Tirana

Tirana vijon përgatitjet për startin e edicionit të ri të Superiores. Bardheblutë janë rizhvendosur në juglindje të Shqipërisë, në Pogradec aty ku do të zhvillojnë fazën e dytë përgatitore.

Merkato mund të quhet e mbyllur për kryeqytetasit me përjashtim të ndonjë mundësie të mirë në ditët e fundit. Kështu, Bledi Shkëmbi do të ketë në dispozicion Tiranën e plotë për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve para 18 gushtit kur nis edhe kampionati.

Klubi zbardhi edhe axhendën e kësaj fazë ku do të luhen 4 miqësore. E para ishte ndaj Skënderbeut në Korçë e cila u mbyll në një barazim 2-2. Sot do të zhvillohet e dyta, ndaj Vorës në Pogradec duke nisur nga ora 17:30.

Trajneri Shkëmbi ka ideuar edhe formacionin titullar që deri më tani duket si 11-shja titullare e Tiranës për sezonin e ri.

Formacion i mundshëm:

Tirana (4-3-3) – Selmani; Arhan, Dembele, Mici, Përgjoni; Abag, Meta, Jonuzi; Haxhiu, Jarmouni, Prengaj
Trajner: B.Shkëmbi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga