
Vllaznia
Aktualisht, po zhvillohen përballjet e kualifikueseve të kombëtareve. Teksa skuadrat janë në pushim ose në stërvitje, Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme se do të zbresë në fushë për një miqësore.
Me një postim në rrjetet sociale, klubi shkodran ka njoftuar se do të përballet me Deçiqin. Përballja mes shkodranëve dhe ekipit të Deçiqit do të zhvillohet të dielën në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.
Një sfidë interesante kjo e së dielës e cila do të tregojë nivelin e të dyja skuadrave përpara rinisjes së kampionateve. Vllaznia renditet në vendin e 5-të me 3 pikë në Superiore, ndërsa Deçiqi në vendin e dytë të kampionatit malazez me pikë të barabarta me vendin e parë që e mban Sutjeska.
Poll