
Dijar Nikqi
Ende pa startuar sezoni i ri i Superiores kanë nisur problemet e para te Tirana. Bardheblutë mund të humbasin gjatë kësaj periudhe një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për Dijar Nikqin, i cili duket më pranë largimit se sa qëndrimit në kryeqytet. Sulmuesi kërkon më shumë minuta në këtë sezon dhe duke parë konkurencën e shtuar në repartin e sulmit duke paska e vështirë.
Në këto kushte sipas shtypit të shkruar bëhe me dije se palët po mendojnë të gjejnë një zgjidhje. Fillimisht mendohet se lojtari mund të jepet në huazim te ndonjë ekip tjetër, ku i ka të sigurta minutat, ndërsa nëse diçka e tillë nuk arrihet, atëherë palët me shumë gjasa mund të prishin kontratën mes tyre.
Poll