
VLLAZNIA
Ardit Deliu nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Vetëm pas një sezoni, mesfushori ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me shkodranët, teksa është vetë ai, i cili ka njoftuar si fillim largimin.
Ndërkohë që tashmë ka reaguar edhe vetë klubi i Vllaznisë. Pas njoftimit të 27-vjeçarit, tashmë janë kuqeblutë ata që konfirmojnë largimin, duke i uruar Deliut suksese të mëtejshme.
Njoftimi i Ardit Deliut:
KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Ardit Deliu. KF Vllaznia e falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit!
Poll