
Olsi Rama, drejtori i Partizanit ka lëshuar një deklaratë ‘bombastike’ në MCN TV ditën e djeshme. Drejtuesi i Partiznait ka qenë i ftuar në emisionin sportiv Skaner të Gerti Çarçanit, ku ka folur edhe mbi temën e gjyqtarëve që arbitrojnë në Superiore.
Një temë e nxehtë ka qenë ajo e Enea Jorgjit. Çarcani pyet Ramën se çfarë opinioni ka për arbitrin elbasanas, ndërkohë Olsi ia kthen se për të duhen pyetur të jashtmit. Për njeriun nga klubi i kuq, Enea është një arbitër shumë i aftë, por vetëm kur ndërgjegja i thotë t’a bëj punën.
Me ironi, Olsi Rama thekson se duhet marrë mendimi i të huajve duke kujtuar që Jorgji ka arbitruar dhe vazhdon t’a bëj një gjë të tillë në Conference League.
Suksesi në arenën europiane nuk e ngroh aspak vëllain e Kryeministrit, i cili thumbon: Nuk është për futbollin shqiptar!
“Ky është pastaj, këtë e mban vendi në emisionin e futbollit shqiptar.
Merrni vendimin e të huajve. Nuk është për futbollin shqiptar.
Mendimi im, mendimi im i ndershëm është se Jorgji është një arbitër shumë i mirë kur do të arbitrojë. Mangësia e tij më e madhe janë ato flokët e ngritura përpjetë”, u shpreh Olsi Rama.