Tirana vazhdon me përforcimet në këtë periudhë të merkatos. Bardheblutë pas Johan Enrique Cortes Alfaro kanë zyrtarizuar edhe futbollistin tjetër që vjen nga Kosta Rika.
Bëhet fjalë për Freddy Antonio Alvarez Rodriguez, i cili luan si mesfushor ofensiv. Futbollisti ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e Ardian Nuhiut.
Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron futbollistit mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese me fanellën bardheblu.
“Mirësevjen, Freddy Antonio Álvarez Rodríguez!
Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është zyrtarisht pjesë e KF Tiranës! Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai është bashkuar menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu.
I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanellën bardheblu!”, ka shkruar klubi kryeqytetas.
View this post on Instagram
