
Superiorja ka qenë aktive këtë sezon në shitjen dhe blerjen e lojtarëve, nga disa klube. Vetëm Vllaznia dhe Laci nuk kanë arkëtuar nga lojtarët e larguar apo shpenzuar për afrimin e elementeve në skuadër.
Ndër të tjera bie në sy se Egnatia ka një bilanc prej rreth 800 mijë eurosh të fituara. Skuadra e vetme që ka bilanc negativ është Dinamo, të cilët vetëm kanë shpenzuar pas ngjitjen në Superiore.
Bie në sy se Skënderbeu vetëm me shitjen e Franklin, grumbulloi 450 mijë euro. E njëjta shifër është dhe bilanci i Partizanit. Tirana qëndron pak më larg, me 500 mijë euro.
Teuta, Kukësi dhe Erzeni janë 3 klubet e tjera, që janë të fituara nga merkato e këtij sezoni. Lojtarë të ndryshëm janë në qendër të vëmendjes, për t’i sjellur të ardhura klubeve.