Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Merkato e dimrit në prag dhe premtimi për t'u rikthyer, Jasir Asani zbulon "presionin" e Gaz Demit: Nuk ke ku shkon tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato e dimrit në prag dhe premtimi për t'u rikthyer, Jasir
Jasir Asani dhe Gaz Demi

Jasir Asani është kthyer pas në kohë duke folur për momentin që vendosi të transferohej në Superiore.

Në një intervistë të dhënë për podkastin e Skënder Gegës, Soccer Talk Podcast, Asani tregon se si Gazment Demi ia bëri të qartë që e donte te Partizani, duke i hedhur poshtë akordin me Kukësin.

“Kush më ka marrë te Partizani? Personi i parë që më mori ishte Gaz Demi. Kisha rënë dakord me Kukësin, isha nisur me makinë për të firmosur te Kukësi.

Sa isha futur në kufi, më merr Gaz Demi dhe më thotë: “Përvec Partizanit, nuk ke ku shkon tjetër në Shqipëri”. Kisha ardhur disa herë më parë për qejf në Shqipëri, por nuk e kisha menduar se do të luaja këtu. 

Ishte e shkruajtur që të vija te Partizani pasi mu prishën disa mundësi për në Turqi”, është shprehur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani.

Kujtojmë që shpeshherë 29-vjeçari nga Shkupi është shprehur që karrierën dëshiron ta mbyllë te “Demat”. Teksa me këta të fundit numëron 123 ndeshja, ku ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga