S’ka fitues në superduelin e kësaj jave të Superiores. Partizani dhe Vllaznia ndahen në një barazim pa gola në “Air Albania”. Një pikë për të dy skuadrat që i shkon më shumë për shtat shkodranëve që ruajnë distancën me ‘Demat’. Në përfundim të sfidës, trajneri i të kuqve, Orges Shehi dha prononcimin e tij për MCN TV.
Vlejti si provë gjeneralë për “Final 4”? “Patjetër që kur vjen fundi dhe luan përballje direkt dhe “Final 4” pranë, të ndihmon. E kishim mendjen te ndeshja e sotme, jo te “Final 4’”.
Sa ndikuan mungesat e Carës dhe Hadrojit? “Patjetër janë lojtarë të rëndësishëm. Të gjithë kanë qenë stabël këtë periudhë. Kanë marrë përsipër të jenë pjesë kryesore. U vendosëm në fillim me skemë ndryshe, në fund ndryshimet e Skukës dhe Mbas ishin për të dalë në skemën e mëparshme”.
Me skemën e re që hodhe në fushë, sa i kënaqur je? “Kërkonim të luanim me topin poshtë. Disa momente nuk kishim durim dhe kërkonim topa të gjatë. Duhet të bënim kombinacione më shumë. Kundërshtari i rrezikshëm vetëm me topa të gjatë. Donim të eleminonim këtë, në pjesën e dytë e bëm më mirë. Ka për t’u përmirësuar, hera e parë që luajmë me këtë modul, nuk është që çdo gjë shkon 100%”.
Pse Rrapaj harxhoi energji në anën difensive se ofensive? “Konstatim i drejtë. Kur kundërshtari me bllok të ulët, nuk duhet të kërkojmë mes linjave. Rrapaj zbriste poshtë, kur duhet të lëvizte dhe rrinte afër sulmuesve. E bëm pak të kërkonim linjat anësore. Janë disa gjëra për t’u përmirësuar. Ishin të avashtë në lëvizjen e topit”.
Ndërhyre kokë më kokë 2 sulmues me 2 sulmues. Si t’u duk, dha atë që doje? “Në aspektin difensiv sepse kundërshtari po luante nga krahët dhe na vinte në vështirësi. Nga konsumi që kishte Skuka dhe Mba, i zëvendësuam për lojtar të freskët. E thashë, duhet të kërkonim lëvizje të topit më të shpejtë. Ose thellësi nga linjat anësore”.
Egnatia pak më sipër nga cilësia, apo këto 2 skuadrat? “Nuk është kampionat si gjithë të tjerët. Vendoset me 2 ndeshje, lojtarët shpresojmë t’i kemi në maksimum dhe në gjendjen optimale. Të ishte si kampionati i vjetshëm, mobilizimi i çdo skuadre më i madh. Duke u zeruar pikët, do luhet gjithçka për gjithçka”.
Nuk shikoni diferenca me kryesuesin? “Nuk besoj se ka diferencë. Mesa mbaj mend dhe para se të vija, Partizani me rivalët direkt ka bilancin pozitiv”.
Do ta synoni dhe vendin e dytë? “Patjetër që do kërkojmë. Sot kërkonim ta fitonim, ndoshta meritonim më shumë sot. Do të kërkojmë gjithmonë të ngjitemi sa më lart, për të qenë në pozicion më komod në fund”.