
Thomas Brdaric
Vllaznia dhe Elbasani kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.
“Për mendimin tim ishim ekipi më i mirë dhe meritonim fitoren. Jam shumë i lumtur dhe krenar për ekipin. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, ndërsa nga ana tjetër kemi humbur 2 pikë. Kam një ekip të mirë dhe nuk do e mbaj mendjen te merkato. Jam i lumtur me ekipin që kam momentalisht”, tha Brdaric.
Poll