
Skënderbeu mposhti Laçin në tranfsertë me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në konferencë për shtyp për mediat.
“Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e fortë ndaj një kundërshtari direkt. Meritë absolute e lojtarëve të mi që treguan forcën dhe cilësitë që kanë në një fushë të tillë. Duke parë dhe kushtet atmosferike të erës ata nuk u dorëzuan. Era ndikonte shumë dhe nuk mund të luanim topin poshtë.
Nuk u luante dot poshtë, të paktën në zonën e portierit ishte një risk shumë i madh dhe zgjodhëm që portieri të luante me top të gjatë. Mendoj që edhe kundërshtari na lëshoi fushën, ne nuk mundëm të mos menaxhonim këtë situatë dhe arritëm tek goli. Kishte momente të ndryshme loja, ndonjëherë kishim dhe paqartësi në zona.
Në momente të caktuara dhe intensiteti i shpejtë i lojtarëve të Laçit na kapi në disa gabime. Doka pati probleme në fushë, por e shtymë të luante për shkak të eksperiencës që ka. Edhe eksperienca e Lukas na dha disa herë oksigjen në fazën e sulmit”, u shpreh Gjoka.