Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mendova se penalltinë e godiste Lila ose Musta”, Gvozdenovic: Tsague donte të merrte përgjegjësi, por ne kemi rregulla

Shkruar nga NEWSPORT
“Mendova se penalltinë e godiste Lila ose Musta”, Gvozdenovic:
Ivan Gvozdenovic

Elbasani u mposht ditën e sotme nga Egnatia me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.

“Jemi shumë të mërzitur, kishim lojën në ekuilibër ku erdhi dhe një moment i mirë për ne ku fituam penalltinë. Kushedi sesi do shkonte ndeshja. Patjetër që jemi mërzitur dhe nuk duhet të humbisnim këtë ndeshje. Lila ishte i pari që do godiste penalltinë ose Musta, u habita kur pashë Tsague.

Ai donte të merrte përgjegjësinë të shënonte gol, por ne kemi rregulla dhe duhet t’i ndjekim. Nga fillimi Egnatia ishte me tre mbrapa dhe ne e kishim më të thjeshtë. Psikologjikisht ishim pak më kërkues kur shënoi Egnatia, kjo është situata ne jemi shumë të mërzitur.”, u shpreh Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga