Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Më vjen keq për djemtë dhe për klubin”, Moriero pas humbjes: Pësuam gol me një gjysmë goditje

Shkruar nga NEWSPORT
“Më vjen keq për djemtë dhe për klubin”, Moriero
Francesco Moriero

Skënderbeu mposhti Laçin në tranfsertë me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i kurbinasve Francesco Moriero doli në prononcim për mediat.

“Ishte një ndeshje delikate, fatkeqësisht kohët e fundit pësojmë gol me gjysmë goditje në portë. Më vjen keq për djemtë dhe klubin, por duhet të luftojmë dhe të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura. U munduam të adaproheshim me klimën, pak herë më ka ndodhur një gjë e tillë.

Është e vështirë ta shpjegosh edhe taktikisht, pësuam gol me një gjysmë goditje. Gjej pak fjalë për të përshkruar trishtimin tim, por duhet të ecim përpara. Nëqoftëse do të kisha një solucion do ta kisha zgjidhur këtë situatë. Duke parë edhe ndeshjet e fundit kemi pësuar pak dhe nuk kemi mundur të sjellim një rezultat pozitiv”, u shpeh Moriero.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga