Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Me Partizanin provë karakteri”, Tefik Osmani: Do të ndjek strategjinë si te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
“Me Partizanin provë karakteri”, Tefik Osmani: Do të ndjek
Tefik Osmani

Drejtori i Vllaznisë, Tefik Osmani foli për RTSH Sport në prag të ndeshjes së parë të sezonit përballë Partizanit. Osmani foli për situatën te kampi shkodra, objektivat, merkato dhe strategjinë e klubit.

“Është një provë, ndeshje karakteri sepse i kemi zhgënjyer tifozët. Mezi pritëm të fillonte kampionati që të tregonim atë që kemi punuar. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk është Vllaznia e vërtetë ajo që luajti me Valur në Shkodër.

Nuk duhet të qajmë mungesat, ekipi ka shumë futbollistë. Unë si drejtor s’më vjen mirë që ka dëmtime, por Vllaznia është i vetmi ekip që furnizon me shumë futbollista.

Merkato? Deri kur të mbyllet ne do të jemi në pritje, mund të na bashkohet një element që na ndihmon shumë. Gruda na prishi punë me dëmtimin, por të shohim.

A do të ndiqet e njëjta strategji sit e Tirana me shitjen e talentëve? Kam fatin që presidenti dhe stafi mendojnë si unë. Kam besim që do të bëjmë një punë të mirë. Tifozëria shkodrane di të respektojë elementin e ri. Gjersa jam drejtor i Vllaznisë duhet të jem çdo moment afër skuadrës dhe prandaj jetoj në Shkodër”, tha Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga