
Tirana do të prese Kukësin për t’u përballur me skuadrën e Bledar Devollit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Një takim që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 15:00 në “Air Albania".
Për këtë përballje ka folur Erbim Fagu, që e ka cilësuar si një sfidë shumë të rëndësishëm. Pavarësisht vështirësisë trajneri i “bardhebluve” thekson se objektiv është “Final – Four”. Liridon Latifi do të jetë mungesa e madhe e Tiranës në duelin me Kukësin.
“Për vetë momentin që është kampionati, do të thoja që është ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhë me Kukësin pasi mund të vendosen shumë fate. Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, për vetë faktin që Kukësi na ka mundur në ndeshjen e Kupës, por siç e kemi thënë më përpara ne e kemi objektivin për të kapur “Final 4” dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin.
Nuk besoj që do të ndikojë humbja pasi Kupa është një histori tjetër dhe kampionati një tjetër gjë janë në lojë 3 pikët dhe objektivat tonë janë më madhorë se skuadra e Kukësit. Mendoj që presioni i rezultatit, kërkimi i golit me ngulm krijonte konfuzion, kjo ishte arsyeja që nuk arritëm të shënonim, presioni i rezultatit na pengon pak që të jemi më të lirshjëm.
Latifi nuk do të jetë i gatshëm pasi pësoi një dëmtim me Skënderbeun. Ngërçi psikologjik vjen nga mungesa e rezultateve por duke parë formulën e kampionatit kjo kapja e vendit të katërt ka krijuar një ngërç psikologjik edhe më të madh por që mendoj që me një fitore gjithçka do të kalojë.
Sigurisht që po, nuk kam asnjë brengë dhe pishman. Tirana është një klub i madh dhe sigurisht do të bëja zgjedhjen”, ka përfunduar timonieri i kryeqytetasve.