Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Me kaq emocione më mirë mos të kishte VAR", trajneri Edi Martini i pakënaqur me stolin: Pres më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
"Me kaq emocione më mirë mos të kishte VAR", trajneri
Edi Martini

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur pas barazimit të Teutës me Laçin, 1-1 në ‘Niko Dovana’. Tekniku i shkodranëve u pa duke festuar golin e mbrojtësit të qendrës, Jazxhi dhe shpresonte në një përmbysje të rezultatit që nuk arrit në fund kundër kurbinasve.

Dy ekipet ndan nga 1 pikë duke qendruar në të njëjtat pozita.

“Lëvizëm diçka. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Mund të pësonim  dhe gol të dytë. Nuk mjafton aq sa bëmë në pjesën e dytë. Nuk mundesh të shkosh i papërqendruar në portë.

Pres më shumë nga zëvendësimet. Duhet të jenë më agresiv. Është hera e disatë që ndodh kështu.

Torrja në ndeshjen e kaluar ishte shumë lart, prandaj desha t’a aktivizoja. Nuk luajtëm mirë me 3 si skemë. Nuk e kemi perfeksionuar 3-4-3-shin.

Egjiptianin e futa pasi po luanim me 2. Ai vinte nga e djathta dhe e nxorrëm nga loja e vetë. I pëlqen më shumë të luajë majtas. Ka fizik të mirë ndaj lëviz nga një krahë në tjetrin. Është gjendja fizike që e ndihmon.

Vila do pak kohë të rikthehet. Mund të jetë me Tiranën.

Për Zotin, emocionet që po përjetojmë do të isha i kënaqur mos të ishte VAR fare. “, u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga