Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Më i miri kundër Egnatias, Valentino Murataj u tregon “dhëmbët” rivalëve: Do shkojmë shumë lart

Shkruar nga NEWSPORT
Më i miri kundër Egnatias, Valentino Murataj u tregon
Valentino Murataj

Mesfushori fierak Valentino Murataj ishte protagonist në fitoren 2 – 0 të Partizanit kundër Egantias, ndërsa u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. 29-vjeçari shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 8-të, duke i hapur “udhën” fitores për “Demat e Kuq”. Pas ndeshjes, Muarataj foli për mediat:  

“Unë vi pas një dëmtimi shumë të keq, kam pasur një dëmtim shumë të rëndë. Me punë dhe me sakrificë, kam arritur të vi në formën time më të mirë. Kjo mendoj është arsyeja kryesore. Jam i lumtur për fitoren dhe për rezultatin nga ana ime.

E mendoja si më të ndrojtur skuadrën, dhe rezultatet që bëjnë të veten. Ka filluar çdo lojtar të shfaqë potencialin e vet. Bashkë me sakrificë, dëshirë dhe entuziazëm, besoj që do shkojmë shumë përpara.

Në Vlorë? Jam munduar të jap maksimumin dhe atje ku isha. E kam ndjekur dhe Flamurtarin, tani që jam larg, sepse kam shokët e mi. Më shumë mendoj se ka qenë ana fizike, ngaqë vija nga një dëmtim shumë i rëndë. Dhe nuk kam munduar të jepja këtë kontribut kaq të mirë. Më vjen keq që nuk e kam dhënë”.

Poll

Lexo gjithashtu