Një nga marrëdhëniet më delikate në fushën e futbollit është ajo e trajnerit me presidentët e klubeve. Pikërisht për këtë marrëdhënie ka folur Skënder Gega në “Topcast” të Vjosana Nozllakut.
Ish-trajneri i kuq ka theksuar se marrëdhëniet i ka të mira me Gaz Demin, pasi kanë marrëdhënie familjare, por nuk ka kontakt me të. Në momentin që është larguar është shprehur se do të jenë miq.
Ndërkohë ndër të tjera në deklaratën e tij, Gega ka treguar edhe “defektin” e të kuqve, gjë e cila po reflektohet në rezultatet e këtij sezoni, ndërsa zbulon edhe një “problem” të kryeqytetasve me mënyrën si trajtojnë futbollistët e huaj me ato vendas.
“Cila është marrëdhënia juaj me presidencën e Partizanit? Nuk kam marrëdhënie. Kam marrëdhënie familjare. Unë asnjëherë nuk i ngatërroj marrëdhëniet familjare me profesionale, me punën. Ndonjëherë nuk je i zoti të bësh bisnez edhe aq, por marrëdhëniet familjare duhet ti mbash. I kam marrëdhëniet e mira, por nuk kam kontakte. Atë ditë që u ndamë i thash, ‘bashkë jemi miq’ dhe këtu mbaron. Hera e dytë ishte një provë që tregon se gjërat nuk ndryshojnë shpejt. Kam punuar edhe në klube tjera, por Partizani është diçka e veçantë, ndoshta se ashtu i kam lidhjet. I ndjek nga larg, i shikoj në TV dhe u bëj analizën teknike, ku luajnë mirë ose keq, por uk iu jap mendim dhe t’iu bëj keq.
Çfarë nuk po shkon mirë te Partizani? Një shtëpi që të jetë e mirë duhet të ndërtohet me kolona të forta, me bazë. Nëse ne tolerojmë te çimento dhe te kollonat, ajo shtëpi shumë shpejt rrëzohet nga një goditje. Çdo gjë duhet të bëhet me baza të shëndosha, me bindje, me pastërti. E thënë më shqip, të trajtohen të gjithë njëlloj.
Një nga problemet që pati Partizani kush shkova unë ishte se një i huaj merrte 9 mijë euro dhe kapiteni 1200. 9 mijë euro nuk luante futboll për mua, teknikisht nuk duhej të ishte te Partizani. U mundova të ndërhyj dhe të jenë të gjithë njëlloj, që t’u japim të gjithëve hakun, pasi kjo sjell pakënaqësi.
Në Shqipëri, konkretisht te Partizani duhet të ndahen përgjegjësitë dhe të bëhet një analizë e thellë, çfarë ke investuar dhe çfarë ke marrë “feedback”. Është bisnesi i dikujt, nëse do t’ia faturosh dikujt faturoja. Diçka nuk funksionon, shiko dhe Tiranën, dy klube të mëdhaja që sikur edhe pa lek të blesh fanellat, duhet të japësh maksimumin. Të firmosësh kontratën dhe në bazë të asaj që jep duhet të vlerësohesh. Padiksutim që ka dhe shembuj të mirë”, ka përfunduar 62-vjeçari.

