Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbyllet faza përgatitore në Pukë, Teuta rikthehet në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet faza përgatitore në Pukë, Teuta rikthehet në
Teuta

Teuta i ka dhënë fund fazës përgatitore në Pukë, ku ekipi qëndro për 14 ditë.stafi ka vendosur që sot ekipi të kthehet në Durrës, por fillimisht do të zhvillojë ndeshjen miqesore me Vllaznisë. Takim që do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00.

Më pas Edi Martini do të lërë pushim skuadrën ditën e nesërme, për t’u rikthyer sërish në fushë ditën e hënë. Pikerisht të hënë, ekipi do të nisë përgatitje për javën e parë të Superiores.

Ndëkrohë ditën e mërkurë, durrsakët kanë programuar edhe miqësoren e fundit para startit të kampionatit. Kundërshtari i tyre do të jetë laçi dhe sfida do të luhet në “Niko Dovana”. Një përballje, ku Martini do të vendosë pikat mbi “i” për formacionin me të cilin do të luajë pjesën më të madhe të ndeshjeve në këtë sezon. Deri tani ka luajtur 3 sfida miqëesore, ku ka marrë një barazim, një fitore dhe një humbje. 

  Kujtojmë se Superiorja do të ngre siparin e këtij sezoni më 18 gusht, ndërsa në javën e parë Teuta do të sfidojë Bylisin. Përballje që do të luhet në “Niko Dovana”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga