Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbyllet faza e dytë e Superiores, 4 ekipe në “luftë” për kampionen e dimrit

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet faza e dytë e Superiores, 4 ekipe në “luftë”
Dinamo - Vllaznia - Partizani - Egnatia

Ditën e djeshme është mbyllur faza e dytë e Superiores. Rezultate surprizë, ndryshime në renditje dhe lider të rinj kanë prodhuar 9 ndeshjet e kësaj faze.

Kështu pas 18 ndeshjesh Dinamo dhe Vllaznia udhëheqin me kuotë të njëjtë pikësh, 31, ndërsa Partizani dhe Egnatia ndjekin me 1 pikë më pak. 4 ekipet e “Play-Off” janë shkëputur ndjeshëm nga rivalët e tjerë, pasi kundërshtari më i afërt i tyre është Elbasani.

Skuadar e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ndodhet 8 pikë larg vendit të 4-të në klasifikim. Në fakt verdheblutë ndodhen më afër “Play-Out” se sa “Play-Off”. Nga vendi i 8-të që mbahet nga Laçi, Elbasani ndodhet 5 pikë larg.

Kuotë të njëjtë pikësh me Elbasanin, 22, ka edhe skuadar e Teutës. Ndërkohë me 4 pikë më pak vjen Tirana, më pas Laçi me 17 pikë, po aë sa Bylisi, teksa këtë fazë e mbyll Skënderbeu me 15 pikë.

Pavarësisht renditjes aktuale pas fazës së 2-të, 4 ekipet e kreut kanë sha nse reale për ta mbyllur vitin me fitore dhe për të shpresuar të dalin edhe kampionë dimri. Mbetet të presim deri në fund të kësaj jave për të mësuar se cila mes Dinamos, Vllaznisë, Partizanit dhe Egnatias do ta mbyllë këtë vit si lider në Superiore.

Mbyllet faza e dytë e Superiores, 4 ekipe në “luftë”
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga