Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Mbushet kupa” te Elbasani, drejtuesit nuk “falin” lojtarët pas humbjes me Laçin dhe marrin masa konkrete

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbushet kupa” te Elbasani, drejtuesit nuk “falin”
Elbasani-Laçi

Humbja me Laçin në Elbasan ka lënë një shije të hidhur. Disfata duket se ka “mbushur kupën” e drejtuesve, të cilët kanë marrë masa konkrete ndaj skuadrës.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit kanë vendosur të gjobisin skuadrën dhe menjëherë pas ndeshjes kanë njoftuar lojtarët për këtë vendim. Loja e ekipit ndaj kurbinasve ka qenë jashtë cdo pritshmërie dhe kjo ka bërë që drejtuesit të marrin këtë hap.

Nuk dihet ende se për çfarë shifrash bëhet fjalë, teksa mbetet në ditët në vazhdim për të mësuar më shumë rreth kësaj situate. Gjithsesi te Elbasani nuk iu lejohen më hapat fals, pasi në të kundër do të futet në vallen e mbijetesës.

Siç dihet objektivi i klubit është “Final – Four” dhe gjobitja e lojtarëve mund të shërbejë si një “shkundje” e skuadrës për sfidat e radhës. Ndeshja me Tiranën është shumë e rëndësishme, pasi çdo rezultat tjetër veçse fitores mund të rezultoj fatal për ekipin e Ivan Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga