
Ultras Egnatia
Egnatia ditën e djeshme luajti ndaj Teutës, me rrogozhinasit që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Një përballje që për herë të parë u zhvillua nën dritën e prozhektorëve në “Egnatia Arena”.
Por kjo siç duket nuk i solli shumë pikë kampionave, pasi morën vetëm 1 ndaj Teutës. Por nga ana tjetër duket se ka mbushur disa shkallët e stadiumit. Mbështetja e tifozëve nuk mungoi dhe për këtë klubi ka menduar t’i falenderojë edhe publikisht në rrjetet sociale.
“Falenderim i veçantë shkon per lojtarin e 12! Faleminderit që ishit aty për Egnatian, për ekipin e zemrës????
Mbështetja juaj ngelet gjithmonë primare”, shkruan klubi kampion.
Poll