Elbasani pësoi një humbje të thellë nga Dinamo, me këto të fundit që triumfuan 5-0 ndaj verdhebluve. Kjo humbje sigurisht nuk është mirëprituar aspak nga krerët e klubit, të cilët kanë bërë një mbledhje urgjente.
Kujtim Llupa ka mbledhur skuadrën dhe të gjithë stafin, ku kanë diskutuar mes tyre se çfarë nuk shkoi siç duhet me Dinamon. Siç dihet skuadra e Roberto Bordin nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku prej 5 ndeshjesh nuk e ndjeh fitoren dhe humbja ndaj Dinamos ka “mbushur kupën”.
Presidenti është treguar mjaft “bujar”, pasi nu ka vendosur gjoba apo ndëshkime për asnjë nga lojtarët dhe pjesëtarët e skuadrës, por ka vendosur “ultimatum” ekipit për sfidën e radhës. Ndeshjet e fundit nuk duhen të përsëriten, ndërsa kërkohet urgjentisht kthesa që ndaj Laçit, duel që do të luhet ditën e dielë në orën 14:00 në transfertë.