Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbijetesa kalon nga Rrogozhina, “Tirona Fanatics” para derbit: Prezenca detyrim, shkojmë së bashku për fitoren jetike

Shkruar nga NEWSPORT
Mbijetesa kalon nga Rrogozhina, “Tirona Fanatics” para derbit:
Tifogrupi, "Tirona Fanatics"

Dinamo dhe Tirana do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, do të nisë në orën 15:30.

Një duel jetik për bardheblutë, pasi për të siguruar mbijetesën u duhet patjetër një rezultat pozitiv. Pikërisht në prag të kësaj sfide të rëndësishme, ka reaguar dhe tifogrupi “Tirona Fanatics”, duke treguar detajet për këtë ndeshje dhe duke bërë thirrje për prezencë të detyruar.

Njoftimi i tifogrupit “Tirona Fanatics”:

Te djelen jemi ne Rrogozhine!
E djela na gjen ne rrogozhine aty ku lu TIRONA!
Fanatics si githmone do te jene prezent.
Nisja nga Selman Stermasi ne oren 13:00...
Prezenca eshte detyrim ne kete neshje te fundit te kampionatit kur fitorja eshte decizive e jetike , shkojme se bashku vetem per EMRIN E MODHE TE TIRONES e per asgje tjeter.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga