Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Masivisht drejt Korçës për të përkrahur ngjyrat e qytetit”, tifozët e Elbasanit gati për rikthimin në elitë

Shkruar nga NEWSPORT
“Masivisht drejt Korçës për të përkrahur
Tigrat Verdheblu

Elbasani u shpall kampion i Kategorisë së Parë në sezonin që lamë pas. Në këto kushte, verdheblutë u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar, pra këtë sezon do të militojnë në Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Bordin do të luajë ndeshjen e parë në transfertë kundër Skënderbeut. Sfida që do të zhvillohet në Korçë më 19 gusht, do të startojë në orën 20:00. Teksa, 1 javë para kësaj sfide, tifogrupi ultras i Elbasanit, “Tigrat  Verdheblu” paralajmërojnë pjesëmarrje masive në stadiumin e Korçës.

“Në 19 Gusht drejt Korçës! E nisim këtë kapitull të ri në transfertë. Udhëtojmë drejt qytetit të Korçës masivisht për të përkrahur djemtë dhe ngjyrat e qytetit. Detajet e transfertës dalin së shpejti!”, shkruan tifogrupi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga