
Partizani
Kanë pëfunduar pushimet te skuadra e Partizanit. “Demat” ditën e sotme do të rikthehen në fushë për të nisur zyrtarisht përgatitjet për pjesëmarrjen në Conferencë League.
Është parashikuar që në orën 18:00 të nisë edhe seanca stërvitorë e të kuqve, ku Orges Shehi do të shikojë më nga afër gjendjen e lojtarëve pas pushimeve. Timonieri i të kuqve do të vazhdojë punën me lojtarët, teksa paralelisht pret të mësojë edhe kundërshtaret në fazën e parë të Conference League.
Kujtojmë se shorti do të hidhet më 18 qershor në Nyon të Zvicrës. Ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 11 korrik, ndërsa sfidat e kthimit më 18 korrik.
Poll