Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Marrëveshja ime mbaronte sot”, Mezani pasi siguroi qëndrimin e Bylisit në Superiore: Fati na buzëqeshi sot

Shkruar nga NEWSPORT
“Marrëveshja ime mbaronte sot”, Mezani pasi siguroi
Gentjan Mezani

Bylisi arriti të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore pasi mposhti Skënderbeun me shifrat 2-1. Trajneri Gentjan Mezani i mallakastriotëve doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Kemi ruajtur qetësinë të them të drejtën gjatë kësaj jave, edhe pse presioni ishte se ishte ndeshje në Korçë dhe kishte presion se edhe për ata ishte finale mes nesh dhe tyre dhe do ishte e vështirë. Edhe pse fituam dhe jemi automatikisht në Superiore edhe në vitin tjetër, mendoj se ka qenë një ndeshje e bukur deri ne fund për të dy ekipet. Fati na buzëqeshi dhe e kemi merituar këtë fitore, për gjithë këtë pjesë të sezonit, jo vetëm me mua por edhe me trajnerët e mëparshëm. Edhe trajnerët më parë nuk kanë më pak meritë se mua dhe sepse është meritë e të gjithëve së bashku.

Që ditën e parë të javës, synimi dhe mentaliteti ishte që duhet të fitohet, se nëse do vinim për barazim do ta humbnim këtë ndeshje. Kjo ishte një arsye, normale që më pëlqen të sulmoj dhe ishte pak e guximshme, por më doli pozitive, me doli pozitive dhe mund t jem i kënaqur, Më e domosdoshme ishte të mos e lejonim Skënderbeun që të luante me topin e gjatë se luan me top të gjatë, kërkon thellëisnë, pas shpinës së mbrojtjes, vendos në vështirësi me lojtarë të shpejtë si Nasr e Nikaj. Arsyeja kryesore e strategjisë sot ishte që të kërkonim që të mos na kapnin në befasi, Na kapi në pjesën e parë se kishim erën kundër. Por mendoj se ia arritëm.

Kemi provuar me tre në mbrojtje shumë herë dhe kemi dëshutar, ndaj nuk më ka pëlqyer dhe nuk doja të luaja. Nuk kemi lojtarë për këtë. Kam biseduar me lojtarët e mbrojtësat dhe e kishin të vështirë të luanim me tre, Markun e kam vendosur për topat e gjatë, disa herë ia doli me shtalartësinë e tij.”, u shpreh Mezani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga