
Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i derbit të Partizani – Tirana. Duel që do të nisë në orën 14:00 dhe do të luhet në “Arenën e Demave”.
Para fillimit të kësaj sfide ka folur drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit ka folur edhe për incidentin mes tifozëve në stadium dhe për shtyrjen e startit të sfidës.
“Derbi i parë në Arenën e Demave? Padiskutim që për familjen e Partizanit është gjë e bukur që derbi të luhet këtu. Derbi është i kryeqytetit dhe unë padiskutim që jam i mendimit që derbi të luhet në “Air Albania”. Kjo pasi edhe kushtet janë më të mira dhe më optimale aty. Nuk ka patur problematika në derbet tjera, përjashtuar këtu ndonjë incident i vogël që ështe menaxhuar mirë si hedhja e flakadanëve dhe fishelzjarrëve. Është mangësi që një derbi i tillë të luhet këtu, në një fushë më të vogël.
Në Arenën e Demave nis një përplasje mes dy tifozerive dhe Olsi Rama shprehet: “ Pikërisht kjo është ajo që nuk duhet të ndodhë, sepse duhet të jetë festë dhe jo luftë mes dy tifozerive.
Siguria? Është punuar shumë me Policinë që të mbarëvajtur këtë sfidë. Shpresojmë që këto situata të zgjidhen shumë shpejt . Siç duket ky është momenti që edhe tifozët kërkojnë të bëhen protagonistë gabimisht. Duhet t’ia lejnë lojtarëve të jenë protagonist në fushën e lojës dhe të mbështesin skuadrën.
Shpresoj të jetë një ndeshje e bukur dhe ka incidente. Shpresoj që të dyja ekipet t ëluajnë fort dhe në rradhë të parë të fitojë futbolli dhe më pas Partizani.
Sa i kënaqur jeni me ecurinë e Partizanit në këtë sezon? Mjafton të jesh në 4 vendet e para për të luftuar për titullin. Pavarësisht cilësisë unë besoj që lojtarët e rinj të ambientohen shpejt dhe të bëjnë një futboll të bukur. Tani për tani jemi brenda objektivave.
Shtyrja e ndeshjes është shkak i policisë së shtetit? Nuk e njoh këtë problemetikë. Unë e di që nga stafi i Partizanit kanë qenë vazhdimisht në kontakt me policinë, e cila pavarësisht se nuk e ka marrë përsipër sigurinë e ndeshjes, kjo gjë ndodh. Por na kanë premtuar se do të jenë prezent dhe janë prezent siç po e ndiqni. Nuk e di se sa është përgatitur Tirana në raportin e vet për sigurinë dhe ne si Partizan organizohemi në fushë si për çdo ndeshje. Nuk e di kur Tirana ka kërkuar forcat e policisë për ta shoqëruar, por ato janë tashmë përreth stadiumit”, ka pëfunduar Olsi Rama.