
Egnatia ka triumfuar përballë Tiranës në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, u mbyll 0-4 në favor të rrogozhinasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i 3-të i bardhebluve, Endri Ohri.
“Përsa i përket ndeshjes, kemi problem psikologjik. Pjesa e parë ishte aty-aty, të gjithë ishim të përqendruar. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqendrimi. Më pas erdhi ai gol, që për mua është e habitshme, ku një lojtar mes 3-4 tonëve, driblon dhe futet në zonë. Ta kalojmë këtë moment pasi nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja ka 90 minuta dhe jo vetëm 45”, është shprehur Ori.
Poll