
1 javë më parë Tirana ka zyrtarizuar largimin e Regi Lushkjes. Ky i fundit nuk do të jetë më lojtar i bardhebluve, duke dalë kështu lojtar i lirë në treg.
Pas 1 jave ka reaguar fantazisti, i cili në rrjetet sociale falenderon klubi kryeqytetas për mundësinë e dhënë. Ndër të tjera ai ka theksuar se ishte nder dhe privilegj të mbante veshur fanellën bardheblu.
Gjithashtu nuk ka lënë pa falenderuar as tifozët, të cilët sipas Lushkjes janë më të mirët në vend. Regi Lushkja largohet kështu pas 1 sezoni e gjysmë me fanellën e Tiranës. Kujtojmë që ish-fantazisti i Laçit u transferua te Tirana në janar të vitit 2023, kohë kur vendosi të mbyllte aventurën me Sheriff Tiraspol.
Ndërsa në sezonin që lamë pas, Lushkja luajti 43 ndeshje me kryeqytetasit, mes Superiores, Kupës dhe Conference League. Në këto 43 ndeshje, 28-vjeçari shënoi 4 gola dhe asistoi në 5 të tjerë.
“Faleminderit për çdo gjë Tirona. Një nder dhe privilegj të mbash veshur këtë fanellë. Një falenderim i veçantë dhe për tifozët më të mirë në vend “Tirona Fanatics”’, ka shkruar Lushkja.
