
Kategoria Superiore
Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshje mjaft të rëndësishme. Do të luhet në 2 orare të ndryshme dhe janë të vlefshme për javën e 21-të.
Në orën 13:30 do të sfidohen mes tyre Laçi dhe Bylisi.Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve që kërkojnë të lanë pas zonën e ftohtë. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan skuadrat në klasifikim, me ballshiotët që mbajnë vendin e 7-të me 21 pikë.
Ndërkohë në orën 16:30 do të luhet një tjetër sfidë. E gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën Kombëtare”, ku Tirana pret Egnatian. Për bardheblutë kjo sfidë është për “jetë a vdekje”, pasi Gugash Magani dëshiron të bëjë kthesën, ndërsa rrogozhinasit për të mbajtur hapin e kryesuesve.

Poll