
Ditën e sotme do të ngrejë siparin java e 14-të e “Abissnet Superiore”. Sfida mjaft interesante do të luhen në Korçë dhe Shkodër, me duele që premtojnë shumë në fushën e lojës.
Skënderbeu do të presë në shtëpi Dinamon, për të luajtur një sfidë mjaft të zellshme. Në krahun tjetër Teuta ka një detyrë të vështirë në transfertë, ku do të përballet me Vllazninë.
Për këto dy takime janë bërë publike formacionet zyrtare. Kështu trajnerët kanë shuar çdo dilemë dhe kanë vendosur për titullarët.
FORMACIONET ZYRTARE Skënderbeu – Dinamo:
SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Doka, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Frenklin, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenovic
DINAMO: Sali; Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Vila, Maliqi, Qefalija, Dita, Meksi, Loran, Toli. Trajner: Ilir Daja
FORMACIONET ZYRTARE Vllaznia - Teuta:
VLLAZNIA: Qarri; Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Bajrami, Mala, Dodaj, Qato, Jago, Stojanovic. Trajner: Tomas Brdaric
TEUTA: Tafas; Marku, Jazxhi, Beqja, Nasr, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Arifi. Trajner: Edi Martini