
Superiorja ditën e sotme do të zhvillojë dy takime të tjera që janë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Dy duele mjaft të rëndësishme që marrin vëmendjen e tifozëve.
Në orën 19:00 do të luhet në Tiranë dhe paralelisht do të zhvillohet edhe sfida në Korçë. Kështu partizani do të presë Bylisin për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Demat pas fitores me Egnatian tentojnë një tjetër triumf në kampionat për të tentuar kreun,. Ndërsa ballshiotët dëshirojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat dhe ndaj kryeqytetasve fitorja do të vlente më shumë se 3 pikë.
Ndërkohë në Korçë do të përplasin “brirët” mes tyre Skënderbeu dhe Egnatia. Korçarët pas humbjes me Tiranën në shtëpi do të synojnë autokritikën, ndërsa nga ana tjetër kampionët synojnë të reagojnë pas humbjes me Partizanin. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve që si rrugë të vetme kan ëvetëm 3 pikët, të cilët do të sillni qetësinë në të dyja kampet respektive.
