Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet në aksin Ballsh – Elbasan, dy sfida marrin vëmendjen në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet në aksin Ballsh – Elbasan, dy sfida marrin vëmendjen
Kategoria Superiore

Superiorja ditën e sotme vjen me dy takimet e tjera të javës së 9-të të kampionatit. Duele interesante që do të luftohet deri në sekondën e fundit për 3 pikët.

Do të luhet në aksin Ballsh – Elbasan në dy orare të ndryshme. Gjithçka do të startojë me duelin mes Bylisit dhe Skënderbeut, takim që do të luhet në “Adush Muça”. Ballshiotët ndodhen në vendin e fundit në klasifikim me 5 pikë, ndërsa korçarët kanë 2 pikë më shumë dhe ndodhen në vendin e 8-të. të dyja ekipet kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa sfidash.

Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Elbasan Arena”. Elbasani pret Partizanin, me skuadrat që do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësj jave. Por jo vetëm ka,q pasi gjithashtu do të diskutojnë mes tyre edhe për kreun e klasifikimit. Aktualisht vetëm 2 pikë i ndan dy ekipet në klasifikim, me “Demat” që udhëheqin me 15 pikë, ndërsa Elbasani ndodhet në vendin e 6 me 13 pikë.

Luhet në aksin Ballsh – Elbasan, dy sfida marrin vëmendjen
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga