Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet “all-in” në Vlorë, Flamurtari dhe Tirana “fërkohen” pa zbritur në fushë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet “all-in” në Vlorë, Flamurtari dhe Tirana
Tirana - Flamurtari

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës do të “përplasen” dy nga ekipet më të zëshme për atë çka i kanë dhuruar futbollit shqiptar, fjala është për Flamurtarin dhe Tiranaën.

Por “tabloja” aktuale është krejt e kundërta, të dyja “luftojnë” për qëndrimin në Superiore. Ndeshja do luhet në orën 16:30, ndërsa është e vështirë të përcaktohet favoriti.

Sipas bastoreve, Tirana ka një avantazh të papërfillshëm, koeficienti 2.50, kundrejt 2.60 për Flamurtarin, ndërsa barazimi kuotohet 3.10.

Në rast të një tjetër rezultati negative për kryeqytetasit, e ardhmja e trajnerit Ardian Nuhiu do lëkundet ndjeshëm, pasi ka e nisur këtë aventurë me 2 humbje ndaj ekipeve të vlerësuar si “mesatare” (Bylisit dhe Vorës), shtoi faktin 4 gola të pësuar dhe 0 të shënuar.    

Luhet “all-in” në Vlorë, Flamurtari dhe Tirana
Koeficientët

 

Poll

Lexo gjithashtu