
Ka nisur një “luftë e hapur” mes skuadrës së Vllaznisë dhe Bashkisë Shkodër, e cila përkon me përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Bëhet fjalë për një koncert, i cili ishte aprovuar nga Bashkia, por që në një kohë të shkurtër mori kundërpërgjigje nga klubi kuqeblu.
Kapiteni Bekim Balaj ka regaur mbi këtë temë, ku ka thënë fjalën e tij: “Mendoj që në Shkodër ka ambiente mjaft për të organizuar koncerte. Ne nuk është se jemi kundër koncerteve. Por që, Shkodra, të gjithë duhet ta dinë që Vllaznia ka ndeshjen shumë shpejt dhe do të luajë këtu. Kemi luajtur dhe besoj do luajmë gjithmonë në “Loro Boriçi.
Për një koncert, të lëmë stadiumin dhe Shkodrën mendoj se është e tepërt. Shpresoj shumë të gjehet një zgjidhje, që i shërben të gjithëve, ne si sportistë për të luajtur në fushë tonë”.