
Laçi – Flamurtari është sfida e fundit e “Play-Off” për biletën në Superiore. Duel ky që do të luhet ditën e dielë në orën 16:00 në stadiumin e Laçit.
Kurbinasit nuk kanë rrugë tjetër veçse triumfit për të qëndruar mes më të mirëve në elitë, ndërsa nga krahu tjetër vlonjatët tentojnë rikthimin në Superiore. Kuqezinjtë i mungojnë elitës prej 4 vitesh dhe ndaj bardhezinjve do të luajnë shanset e tyre për ngjitjen në Superiore.
Flamurtari mungon prej 4 vitesh në Superiore, teksa statistikat e përballjeve direkte janë në disfavorin e tyre. në 10 duelet e fundit mes kurbinasve dhe vlonjatëve, 5 javë fituar nga ekipi i Armando Cungut. 3 sfida kanë përfunduar në barazim dhe 2 të tjera janë fituar nga kuqezinjtë
16 gola ia kanë dalë të shnojë Laçi në portën e Flamurtarit, ndërsa vlonjatët kanë gjetur rrugën e rrjetës 9 herë. Një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar dhe pritet fundit i 90-të minutave për të mësuar edhe skuadrën që do të festojë.