
Angelo Tafas
Tirana dhe Flamurtari u ndalën në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme. Në përfundimin e takimit, Angelo Tafas u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe doli në prononcim për mediat.
“Kishte disa raste të rëndësishme në ndeshje, që u nda shumë mirë. Do kënaqesha më shumë të kishim marrë fitoren sesa këtë titull.
Jemi një ekip i ri, do vijnë edhe fitoret në vazhdim dhe të jemi me këmbë në tokë, të dëgjojmë trajnerin e ri çfarë do na thotë. Duhet koha, edhe ne që jemi shqiptarë duhet të themi që luajmë në klubin më të madh në Shqipëri dhe është nder”, u shpreh Tafas.
Poll