
Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Adush Muça”, përfundoi 0-3 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, mesfushori bardheblu, Ian Soler.
“Çmimet janë pjesë e lojës, por jam shumë i lumtur për ekipin në përgjithësi sesa për veten. Ne filluam të punojmë me të që në verë dhe e njohim shumë mirë. Na ka ndihmuar shumë nga ana taktike, por edhe na ka motivuar. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të luajmë në stilin e sotëm sepse ishim shumë mirë me topin.
Rafa Silva? Me trajnerin Shkëmbi ne përpiqemi të mbajmë më shumë topin. Rafa është një lojtar si unë që e ka shumë qejf ta mbajë topin. Kjo është arsyeja pse ne shkojmë shumë mirë dhe me kalimin e kohës do të bëjmë edhe më mirë. 6 apo 8? Unë kam luajtur në të dy ppozicionet. Kur kam topin, mund të luaj në të dy pozicionet, nuk e kam problem”, tha Soler.