
Ardit Krymi
Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli për RTSH ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Ardit Krymi.
“Siç ishte ndeshja sot, por edhe terreni, ishte ndeshje e vështirë, por edhe Ballshi i fortë. 3 pikët të rëndësishme për vendin e parë. Të them të drejtën kur ke dy ekipe, shtohet konkurrenca. Kemi dëmtime, por besoj se do i lëmë pas me kalimin e javëve. Mesfushë apo mbrojtje? Në vendin tim, numrin 6, mesfushë”, tha Krymi.
Poll