Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Lojtari i Ndeshjes" ndaj Bylisit, Zejnullai analizon Egnatian: Ja ku ndryshojmë nga viti i shkuar

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtari i Ndeshjes" ndaj Bylisit, Zejnullai analizon Egnatian: Ja ku
Arbin Zejnullai

Bylis dhe Egnatia kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Arbin Zejnullai, autori i golit të parë.

“Këto 5 ndeshjet e fundit kemi pasur luhatje, por kemi qenë dy ndeshje me 1 lojtar më pak. Sot ishte një ndeshje e vështirë pasi Ballshi është gjithmonë fushë e vështirë. Por kjo fitore do na ndihmojë shumë.

Po vapron shumë, janë detyra nga trajneri? Siç e thashë janë edhe detyra pasi ishte një fushë e vështirë dhe vija poshtë për dyfishim markimi. Në këto lloji ndeshjesh kur ka topa të gjatë, na bie më shumë barra ne mesfushorëve.

Te Egnatia kanë ndryshuar 5-6 lojtarë të rinj. Normalisht që duhet të përshtatemi më shumë, të jemi më të qartë. Thjeshtë nuk kemi arritur ta shfaqim në maksimum atë, por ditë të mira do vijnë dhe do jemi si sezonin e kaluar.

Egnatia e vitit të shkuar dhe Egnatia sot, kush do fitonte? Mendoj se do dilte barazim”, është shprehur Zejnullai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga